Një 46-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të Komisariatit nr.4, pasi lëvizte me tritol dhe armë në makinë. Në automjetin e 46-vjeçarit, Urim Meta u gjetën 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Efektivët kapën Urim Metën në rrugën e fshatit Shëngjergj dhe dyshohet se municionin dhe armët po i transportonte drejt Tiranës, aty ku edhe do i shiste. Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e 46-vjeçarit.