Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ri për Perëndimin lidhur me marrëveshjen e drithërave me Ukrainën, duke thënë se duhet të plotësohen disa kushte që Moska ta zgjasë këtë marrëveshje përtej datës 18 maj. E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi.