Piramida e Tiranës ka hapur zyrtarisht dyert përmes një ceremonie me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit si dhe udhëheqësve të Bashkimit Europian, në përmbyllje të Samitit të parë të Procesit të Berlinit që u zhvillua jashtë një vendi të BE, në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inauguroi ambientet e reja, u shpreh se sot Piramida nis një jetë të re, pasi do i shërbejë gjeneratës së re dhe punëve të së ardhmes.