Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se rusia kishte kryer më shumë se 30 sulme me dronë mbi vendin e tij, në vetëm dy ditë. Në total, sipas tij, Moska ka kryer rreth 4500 sulme me raketa dhe mbi 8 mijë sulme ajrore. Duke folur nga Kievi e duke qëndruar në krah të atij që dukej të ishte një dron iranian i rrëzuar, Zelenski premtoi se do ti ‘priste krahët’ fuqisë ajrore të Moskës