Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Safet Bajri, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën ndër vite, por edhe si drejtues i një grupi të organizuar kriminal me bazë në këtë qytet. Sipas avokatëve të Safet Bajrit, ky i fundit ishte thirrur në orën 11 të së premtes për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do të bëhet në Tiranë.