Kryeministri Edi Rama tha se Prokuroria e Posaçme nuk ka depozituar në Kuvend një dosje hetimore ndaj zëvendëses së tij, Belinda Balluku, por një dosje me të gjitha shkresat e arkivit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kreu i Qeverisë tha se as mesazhet telefonike nuk mund të përbëjnë prova për të dënuar zyrtarët. Për të përforcuar idenë e tij, Rama solli si shembull edhe nivelin e lartë të paraburgimeve në Shqipëri.