Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Louis Konomin, alias Elton Llozhi, I shpallur në kërkim përpara disa ditësh për kërcënimin e biznesmenit Eral Myftaraj. Konomi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në shoqerinë e Ramazan Rrajës në një lokal pranë Urës së Gjolës.