Gjatë inspektimit të impiantit të përpunimit të ujit në Bovillë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se deri në përfundim të punimeve do të trefishohen kapacitetet e prodhimet të impiantit të përpunimit të ujit. Kryebashkiaku shtoi se kjo është vepra që ka pësuar transformimin më të madh, pasi sipas tij, kryeqyteti e ka pasur të nevojshme një investim të tillë prej vitesh.