Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet e nisura në rrugën Prekal-Kir, që ka si synim mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti. Sakaq kryetari i Bashkisë tha se projekti konsiston në sistemimin dhe vendosjen mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.