Gjatë prezantimit të buxhetit të ministrisë së Brendshme, këtë të martë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka renditur të gjithë pikat ku do të përqëndrohet, kryesisht investimet. Në fjalën e tij, Nano ka theksuar se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit do të kenë rritje page me 50%.