Ish-presidenti Donald Trump, tashmë kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale, e konsideron veten si Nelson Mandela I ri, kjo për shkak të proceseve gjyqësore të hapura ndaj tij. Në një postim në rrjetin e tij social Truth, Trump shprehet se nëse duan ta fusin në burg për shkak të vërtetës së tij, ai do të bëhet Nelson Mandela I ditëve të sotme. "Nëse duan të më fusin në burg se kam thënë të vërtetën, atëherë unë do të bëhem një Nelson Mandela i ditëve të sotme. Ne duhet ta shpëtojmë vendin nga këta zyrtarë politikë të maskuar si gjyqtarë dhe unë jam i gatshëm të heq dorë nga liria ime për këtë kauzë ”, shkruan ish-presidenti amerikan