Kryeministri britanik Boris Johnson premtoi se sanksionet që do të ndërmarrë qeveria e tij do ta godasin fort Rusinë. Ai theksoi se Londra është në gjendje të bëjë akoma më shumë nëse Rusia pushton Ukrainën. Johnson madje paralajmëroi dhe bizneset e sponsorizuara fshehurazi nga Moska në Mbretërinë e Bashkuar.