“Nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi, kundër vendeve të lëshimit në Rusi, Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore”, ka paralajmëruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram, raportojnë mediat e huaja. Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, nuk zbuloi më shumë detaje të planit të supozuar dhe nuk pati asnjë reagim nga Ukraina ndaj kërcënimit të tij.