Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po shqyrton mundësinë e ndëshkimit të vendeve "të padobishme" të NATO-s pasi kritikoi aleancën për "dështimin" e saj në përgjigjen ndaj luftës në Iran. Shefi i NATO-s Mark Rutte tha se i kupton frustrimet e Uashingtonit, dhe ai madje ishte dakord me Trumpin kur tha se: "Jo të gjitha vendet evropiane i përmbushën angazhimet e tyre". Ndërkohë Ëall Street Journal shkruan se Trump tani po shqyrton një plan për të tërhequr trupat nga disa vende të NATO-s, për t’i zhvendosur ato në aleatë më mbështetës. Propozimi nuk do të përmbushte kërcënimet e fundit të Trump për t'u tërhequr plotësisht nga aleanca. Me ligj, administrata Trump nuk do të ishte në gjendje të largonte SHBA-në nga NATO pa miratimin e Kongresit.