‘Arrest me burg’, vendosi gjykata e Pogradecit për tre personat e arrestuar të enjten, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar në Qafë Thanë. 28 vjecarja Erisa Fero, punonjëse e Agjencisë Kombëtëtare të Shoqërisë së Informacionit, shtetasi Likmet Basha dhe 17 vjecari me iniciale MM, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.