Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatovic, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të avokojë për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë. “Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi në të ardhmen të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së”, tha Milatoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press