Top News/ Do fokusohet tek mbrojtja e vet / Gjermania përgjysmon ndihmat ushtarake për Ukrainën
18/07/2024 12:43

Gjermania është duke planifikuar që gati të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, prej rreth 8 miliardë eurove në rreth 4 miliardë, sipas një drafti të buxhetit të miratuar nga Qeveria. Ministri i Financave, Christian Lindner, ka thënë se financat për Ukrainën “janë të sigurta për të ardhmen” për shkak të një skeme të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për të krijuar një fond prej 50 miliardë dollarëve prej interesit të marrë nga asetet e ngrira ruse. Gjermania është e dyta – pas Shteteve të Bashkuara – për ndihmën ushtarake që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së pushtimit rus, më 2022. Më 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është rreth 7.5 miliardë euro. Ky shkurtim fondi është bërë në kohën e rritjes së shqetësimeve në Ukrainë, por edhe në mesin e aleatëve evropianë që Shtetet e Bashkuara mund të ndalin tërësisht ndihmën, nëse kandidati i republikanëve, Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ndonëse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të zvogëlohet, buxheti i Gjermanisë për mbrojtje për vitin 2025 do të rritet për 1.3 miliard euro në 53 miliardë euro. Kështu, Gjermania pritet të përmbushë targetin e kërkuar prej NATO-s, që vendet anëtare të shpenzojmë 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB