Dy banorët Luiz dhe Armaldo kanë nisur një debat këtë të enjte, duke i hedhur kunja njëri-tjetrit. Luizi e ka quajtur atë ‘Thikë pas shpine’ dhe mashtrues. Ndërsa Maestro i është kundërpërgjigjur Luizit se do ta kuptojë se kush është ‘Thika pas shpine’ por pasi ta provojë vetë. Gjithashtu kjo nuk ka qenë e vetmja gjë që ka thënë Armaldo Kllogjeri, por ai ka shtuar se Luizi ka hyrë vetëm dhe jo çift.