Pas debatit të fortë që patën me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli është munduar që të qetësojë Kiara Titon. Teksa ndodheshin jashtë bashkë me banorë të tjerë, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse do divorc?’. Fillimisht ajo tha “no koment” por kur Luizi këmbënguli me pyetjen Kiara tha: “Jo”. Por Luizi nuk e lë me kaq, pasi e pyet sërish ‘të bëjmë seancë pajtimi’. Kiara i tha se për momentin nuk do që të qëndrojë me të dhe ai ia kthen ‘prandaj kërkoj seancë pajtimi’.