Ushtria serbe mund të ndërhyjë në rast se pjesëtarët e forcës së sigurisë së kosovës hyjnë në veri të vendit. Ky është kërcënimi i gjenerali të ushtrisë serbe, Millan Mojsillovic, sipas të cilit, forcat e beogradit do të reagonin shpejt në rast të një skenari të tillë. Mediat kosovare përcjellin deklaratat e gjeneralit serb, sipas të cilit, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, përmend KFOR-in si fuqinë e vetme legjitime në kosovë.