Pas kontrolleve në disa zona të qytetit të Vlorës, policia ka njoftuar se ka parandaluar një ngjarje kriminale, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, policia thotë se u arrestuan dy “pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm”. Në pranga ranë edhe “4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur”.