Novak Djokovic pasi rezultoi pozitiv me coronavirus shprehu keqardhjen për atë cfarë ndodhi në javët e fundit. Numri 1 i botës, organizatori i Adria Tour ishte një ndër 4 tenistët profesionistë që rezultuan pozitivë në testet për Covid-19 bashkë me Dimitrov, Coric dhe Troicki. po kështu edhe bashkëshortja e tij Jelena rezultoi pozitive, ndërkohë që fëmijët e tyre ishin negativë.