Australianët kanë reaguar me zemërim ndaj lajmi se tenisti Novak Xhokovic do të luajë në Australian Open, i përjashtuar nga rregullat e vaksinimit. Të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin një vërtetim mjekësor që i përjashton nga vaksinimi. Sidoqoftë, kryeministri australian, Skot Morrison, tha se nëse tenisti nuk do të paraqistye një provë bindëse, atëherë ai do të ngjitej në avionin e radhës për tu kthyer në shtëpi.