Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të mbrojë titullin në Australian Open që do të nisë në 17 janar. ky është verdikti i dhënë në gjykatën e Melbourne, ku gjykatësi Anthony Kelly anuloi vendimin e qeverisë australiane për t'i refuzuatr vizën tenistit serb për mospërmbushje të kritereve në lejen e vecantë të tij për të hyrë në vend që e përjashtonte atë nga rregull i vendosur nga autoritetet sipas të cilit në australi lejohet të hyjnë vetëm personat e vaksinuar.