Ditët e fundit në Malaga të Spanjës shpërthyen polemika të forta gjatë zhvillimit të Kupës Davis në tenis për meshkuj dhe shkak u bë pikërisht skuadra e Serbisë, pjesë e së cilës ishte edhe padyshim numri 1 i botës, Novak Djokovic. Kjo e fundit u prezantua në këtë eveniment me një këngë patriotike sipas skuadrës serbe, por që nga shumë palë të tjera u përkufizua si ultranacionaliste. ‘Gëzohu, popull serb’-është titulli i kësaj kënge, që ka shkaktuar reagime të forta negative sidomos në Malin e Zi dhe Kosovë, ku theksohet se një motiv i tillë patriotik serb bën apel për aneksimin e këtyre vendeve nga Serbia.