Protesta e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përpara Kuvendit teksa brenda tij po zhvilloheshin punimet, u shoqërua sërish me tensione e incidente mes protestuesve dhe policisë. Këto pamje, tregojnë momentin kur protestuesit shtyjnë me forcë punonjësit e policisë, në përpjekje për të ccarë kordonin e për tu futur në oborrin e Parlamentit.