Jeta e këngëtares Britney Spears prej kohësh është shumë e paqartë për publikun dhe fansat. Sfidat e hasura, problemet me dorgën, ndarjet dhe sidomos cështja e kujdestarisë së fëmijëve e kanë larguar këngëtaren nga imazhi i dikurshëm. Tashmë profili i Britney Spears në rrjetet sociale I ka bërë fansat të shqetësohen shumë për shëndetin e saj. Kohët e fundit këngëtarja publikoi një foto në instagram ku shfaqet një grua që mbanë në krahë një foshnjë me një fytyrë kafke. “Djalli është në detaje”, shkruan ylli i pop-it krahas fotos. Fansat menjëhrë pas postimit menduan se ky ishte një mesazh ose shenjë për ndihmë. Por nuk përfundon me kaq. Ikona e muzikës pop postoi edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në mënyrë të cuditshme dhe e etiketon veten si një vampir të lig.