Një skenar përtej imagjinatës ka ndodhur në Itali, aty ku një djalë ka vrarë nënën e tij dhe e ka fshehur në frigorifer. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Brindisit, ku djali pasi e ka vrarë nënën, e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë që të vazhdonte të shijonte pensionin e saj. Krimi makabër u zbulua të martën rreth orës 15:00, ndërkohë nuk dihet ende se sa kohë kishte që 85-vjeçarja mbahej në frigorifer.