Vdekja e një 75 vjeçareje në qytetin e Kavajës ditën e shtunë, që fillimisht u raportua si natyrale, nuk rezultoi e tillë. Policia thotë se ka arrestuar një 35-vjeçar, djalin e viktimës që dyshohet se ka dhunuar për vdekje të ëmën. Nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, policia tha se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.