Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës. Burime për Top Neës bënë të ditur se Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Ndërsa në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion e sipër.