Numri i turistëve në Tiranë është katërfishuar vitet e fundit, duke e kthyer kryeqytetin në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit. Ardhja në masë e turistëve i ka shërbyer jo vetëm ekonomisë së Tiranës, por edhe ekonomisë së të gjithë vendit. Lidhur me këtë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me guidat turistike në kryeqytet, me të cilët theksoi se ardhja e turistëve vjen si pasojë e investimeve dhe transformimit që ka përjetuar Tirana.