61 vjetori e gjeti Edi Ramën në selinë e Partisë Socialiste me në fokus punët në kryeqytet. Ende mbetet e paqartë nëse bashkia e Tiranës do shkojë apo jo drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe mësohet se as kreu i ekzekutivit nuk pati një përcaktim të qartë për këtë çështje gjatë takimit me socialistët e kryeqytetit. Megjithatë motorët e kësaj force politike janë ndezur në Tiranë për të evidentuar dhe adresuar problematikat në çdo zonë e njësi administrative. Rama angazhoi nëpër grupe pune përfaqësues të bashkisë dhe partisë.