Presidenti serb Aleksader Vuçiç ka deklaruar këtë të enjte se Serbinë e presin ditë të vështira, dhe se ky përfundim ka ndodhur pas një diskutimi me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre. Për këtë çështje Vuçiç tha se do të flasë më shumë në ditët në vijim. Presidenti serb u tha gazetarëve se situata për Serbinë është "aq e ndërlikuar dhe komplekse" sa ai duhet "të flasë hollësisht" për të.