Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë, për sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit. Në ditën ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, “Reporterët Pa Kufij” , në raportin e tyre shprehin shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë, e cila po kërcënohet nga disa faktorë, përfshirë këtu politika dhe krimi i organizuar.