Vajza e Katy Perry dhe Orlando Bloom ka festuar përvjetorin e parë të lindjes. Me anë të një postimi instagram, këngëtarja me famë botërore e ka cilësuar ardhjen në jetë të vogëlushes, Daisy Dove si ditën kur nisi dhe jeta e saj. “1 vit më parë sot është dita kur filloi jeta ime. Gëzuar ditëlindjen e parë pëllumbi im, dashuria ime.”, shkroi 36-vjeçarja. Kujtojmë se këngëtarja mirëpriti fëmijën e parë me Orlando Bloom në gusht 2020, duke e bërë aktorin baba për herë të dytë. Aktori ka dhe një djalë 10 vjeçar me ish-gruan Miranda Kerr. Kjo e fundit ka treguar publikisht se i mbështet ata.Që pas lindjës së vajzës cifti është munduar të qëndrojnë më të distancuar dhe larg vëmendjes së publikut. Në dhjetor të 2019-ës Orlando Boom i propozoi për martesë Katy Perry-t, por si pasojë e pandemisë së Covid-19, ceremonia u shty dy herë.