“Unë jam sot një i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Edi Ramës”. Kështu e nisi takimin e fundit me gazetarët Ervin Salianji, duke përsëritur qëndrimin se ai është pjesë e një plani të Edi Ramës për të burgosur drejtuesit e opozitës. Si shembull solli edhe dy raste të tjera, Fredi Belerin dhe Sali Berishën.