Top News – Dita e Verës, përplasje politike/ Përleshje fizike mes militantëve partiakë
14/03/2021 13:32

Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha ishin këtë të diel në Elbasan, për të uruar ditën e verës, edhe pse si rrallë herë ka ndodhur një përplasje mes militantëve partiakë. Pasi kanë marrë informacion për prezencën e Ramës në qytet, një grup militantësh nga Partia Demokratike që prisnin liderin Basha krijuan incidente, madje duke thirrur Rama ik në momentin që kryeministri kishte zgjedhur një xhiro në bulevardin kryesor të qytetit. Në të njëjtin vend ka kaluar 5 minuta më pas edhe Basha, që është mbështetur nga përkrahës të tij. Ndonëse ishte një vizitë në ditë feste, Basha e ka cilësuar vizitën e tij në Elbasan një marshim që do refektohet edhe në 25 prill. Nga ana tjetër Policia pas incidentit ka ndërhyrë dhe shoqëruar disa persona. Situata ka qenë e tensionuar për shumë minuta, ndërsa binte në sy edher mungesa e marrjes së masave për covid 19. Gjithashtu Policia ka shtuar patrullat për monitorimin e situatës në territor, për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura, gjatë ditës së sotme dhe gjatë të hënës që është pushim zyrtar. Po kështu do të monitorohet mbajtja e detyruar e barrierës mbrojtëse (maskës) nga të gjithë qytetarët, gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambientet jashtë shtëpisë. Nga policia do të shtohen kontrollet në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, duke njoftuar pronarët dhe administratorët për të mos organizuar apo lejuar grumbullime masive të qytetarëve gjatë Ditës së Verës. Policia parashikon ndërhyrjen për ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime. Do të ndalohet lëvizja e qytetarëve përtej orarit të lejuar si dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve përtej orës 20:00.

Top News -‘Valë Zjarri’, fenomen i ri i motit…Do shkatërrojë qytete, vera më të nxehta e të thata
16/08 16:00
Top Channel/ Restaurimi i kishës 1300 vjeçare! I mbyllur prej 5 vitesh, nis ndërhyrja në Lushnjë
16/08 15:34
Top Channel/ Trafiku asfiksues Laç-Lezhë, orë të tëra pritje në rrugë! Aksi, stres për udhëtarët
16/08 15:20
Top Channel/ Gjithçka nisi dy ditë përpara ngjarjes! Krimi i të miturit në Korçë, autori shkoi…
16/08 15:03
Top News – Do çojë palestinezët në Sudanin Jugor / Izraeli në bisedime me vendin e trazuar afrikan
16/08 15:00
Top News – I moshuari u aksidentua/ Të afërmit akuzojnë: Policia e Cërrikut po fsheh ngjarjen
16/08 14:55
Top News – ‘Shpërthejnë’ retë, ‘fundi i botës’/ Shira të rrëmbyeshëm vijnë papritur, mbi 400 viktima
16/08 14:33
Top News – Lëvizja për Bashkimin e ‘shqipëtarëve’. KQZ skualifikon nismën qytetare për një ‘Ë’ tepër
16/08 14:29
Top News – Air Canada pezullon fluturimet, kaos / Avionët në tokë, preken 130 mijë pasagjerë në ditë
16/08 14:14
Top Channel/ BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!
16/08 14:11
Top News – ‘Grupet e drogës mbështesin Vuçiç’. Analisti serb-Kush qëndron pas shtypjes së protestave
16/08 14:03
Top Channel/ Festa e bukës në Maliq, mirënjohja ndaj tokës pas sezonit të korrjes
16/08 13:59
Top News – Zhvlerësimi në nivele rekord. Kulmi i sezonit turistik rrëzon edhe më tej euron
16/08 13:41
Top News-Sherri u rindez për një xhirim gomash.Përplasja që çoi në tragjedinë e 14-vjeçarit në Korçë
16/08 13:41
Top News – Operacion anti kanabis në Skrapar. Pesë të arrestuar, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
16/08 13:40
Top News -‘Vuçiç zhyt Serbinë në luftë civile’ / Shtypi gjerman për trazirat: Shkak, korrupsioni
16/08 13:40
Top Channel/ Bllako merret sërish në pyetje/ Hetim për “Eco Park”, u pyet për rolin në procedura
16/08 13:06
Top Channel/ 14-vjeçari humbi jetën pas sherrit! Autori xhiroi gomat, kërkoi ta “sqaronte”…
16/08 13:04
Top Channel/ Trafiku asfiksues Lezhë-Milot! Orë të tëra pritje në rrugë, aksi i shndërruar në stres
16/08 13:03
Top Channel/ Gramsh, shkatërrimi pas flakëve! Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara
16/08 13:00