Ashtu siç kishin paralajmëruar, pedagogët mbajtën këtë të enjte protestën kombëtare. Kjo është dita e 4 që ata bojkotojnë mësimin, pasi kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre, ku kryesorja është rritja e pagave. Gjatë protestës, Sandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve u shpreh se me këtë lloj nënvlerësimi universitetet do të bien gjithnjë e më poshtë dhe studentët shqiptarë nuk do të kërkojnë më të vijnë në auditore.