Ministria e Financave është duke punuar me hartimin e paketës së re fiskale, krahasu projektligjit për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Në lidhje me paketën fiskale, një pjesë e ndryshimeve janë njoftuar tashmë, siç është rritja e akcizës së cigareve, një politike që ndiqet rregullisht çdo vit nga qeveria edhe si pjesë e strategjisë për të ulur konsumin e këtij produkti, si edhe taksimi i profesioneve të lira.