Shkalla e lartë e infektimeve nga Covid-19 në Evropë, ka bërë që disa shtete të marrin masa shtrënguese. Kjo si një zgjidhje për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo ka bërë që disa përfaqësi diplomatike shqiptare të pezullojnë punën e tyre e disa të tjera të bëjnë kufizime. Ndër të tjera, në këtë vendim kanë ndikuar dhe kushtet klimatike, ku acari ka pushtuar kontinentin.