Rusia ka vazhduar të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendin e vetëm evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktimimin e misionit rus pas pushtimit të Ukrainës. Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars.