Dinamo triumfon mes tensionit në Vlorë. Blutë e kryeqytetit mposhtën Flamurtarin në ndeshjen direkte për ngjitjen në Superiore, në një ndeshje që u vendos nga goli i brazilianit Denisson me një penallti në minutën e 83-të. Vendimi i arbitrit u kontestua gjatë nga vlonjatët, teksa trajneri Troisi u përplas edhe me drejtuesin dinamovit, Ermal Barushi, ndaj të dy u përjashtuan me karton të kuq.