Policia e Korçës ja zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit, Erald Xhejo pasditen e së enjtes në një lokal në fshatin Pirg, në Maliq, dhe ka vënë në pranga tetë persona në lidhje me ngjarjen. Në pranga ka përfunduar autori 14-vjeçar E.G., i cili raportohet se pas krimit tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet. I mituri akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.Të arrestuar janë gjithashtu babai i autorit të dyshuar Edison Guri dhe xhaxhai i tij Roland Guri, të akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi dyshohet se fshehën thikën, me të cilin u krye krimi.