Veriu dhe verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, ku trashësia e saj në disa zona ka arritur deri në 50 centimetra. Në Pukë, Theth, Dibër, Bulqizë dhe në malësitë e Librazhdit reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura, ndërsa në Shkodër, Lezhë dhe pjesët e tjera të vendit reshjet kanë qenë në formën e shiut, shoqëruar me rrebeshe, si në Vlorë, Durrës dhe Elbasan.