Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk i kanë fshehur të hënën hijet e pasigurisë që shkaktoi dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, i cili anuloi po ashtu edhe pjesëmarrjen në takimin trepalësh në Beograd, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm të nismës Ballkani i Hapur. Pak orë pas dorëheqjes së papritur të Zaev, Vuçiç foli hapur për pasojat që largimi i tij do të kishte për iniciativën tre-palëshe, duke njoftuar se ai dhe kreu i qeverisë shqiptare ishin takuar në Glasgou për të vendosur mbi fatin e takimit.