Top News/ Dilema e NATO-s me avionët rusë / Rreziku ‘pas porte’, një llogaritje e gabuar dhe plas…
01/10/2024 12:04

Avionët rusë që fluturojnë pranë kufijve të NATO-s për të frikësuar aleancën kanë shtuar frikën se mund të shkaktojnë një incident të mundshëm me pasoja të rënda. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) publikoi të hënën pamje që tregonin një avion rus Sukhoi Su-35 duke fluturuar afër një avioni luftarak amerikan F-16 më 23 shtator në një lëvizje të përshkruar si "të pasigurt" dhe "joprofesionale" që kishte "rrezikuar të gjithë". Pamjet e kabinës të publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes më 24 shtator, pretendonin se tregonin një bombardues strategjik Tupolev Tu-95MS që fluturonte pranë bregut perëndimor të Alaskës dhe ky ishte një mesazh i guximshëm i Moskës për aleancën, në lidhje me aftësitë e saj. Muaji i kaluar ishte i ngarkuar për NORAD-in, i cili raportoi gjithashtu për dy avionë rusë patrullimi Ilyushin Il-38 dhe dy avionë rusë të zbulimit detar Tupolev Tu-142 afër Alaskës. Këto incidente ndodhën në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës që rrethon hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së dhe Kanadasë, ku avionët kërkojnë autorizim për të hyrë ose mund të përballen me ndjekjen. NORAD ka thënë se aktiviteti i Rusisë "nuk shihet si kërcënim" dhe Moska ka theksuar se fluturimet e saj janë bërë mbi "ujra neutrale", por ato vijnë në mes të tensioneve të rritura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin. Mijëra kilometra dhe 11 zona kohore larg, Eurofighter-at e NATO-s të stacionuar në Letoni u ngritën në fluturim më 20 dhe 21 shtator për të shoqëruar avionët rusë pranë kufirit të Letonisë me Bjellorusinë. Suedia dhe Finlanda, anëtarët më të rinj të NATO-s, kanë raportuar gjithashtu shkelje të tjera të hapësirës së tyre ajrore nga avionët ushtarakë rusë në muajt e fundit. Këto incidente janë shtuar shumë që pas fillimit të luftës në ukrainë, por rastet e fundit ka gjasa të lidhen me kërkesën e ukrainës për të hequr kufizimet mbi përdorimin e municioneve me rreze të gjatë veprimi. Kur avionët ushtarakë rusë fluturojnë pranë hapësirës ajrore të NATO-s, transponderët e tyre zakonisht fiken, që do të thotë se avionët nuk transmetojnë kode që identifikojnë llojin, pozicionin dhe lartësinë e tyre.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB