Dikur kanë qenë vrasës apo bashkëpunëtorë në ngjarje kriminale, por më pas janë kthyer në një ndihmë madhore për hetuesit. Bëhet fjalë për të penduarit e drejtësisë, persona të cilët kanë bashkëpunuar me autoritetet për zbardhjen e ngjarjeve. Numri total i personave që kanë bashkëpunuar me drejtësinë nuk bëhet publik, kjo si një masë e marrë për të mbajtur të sigurt familjarët e tyre.