Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Radhimë të Vlorës. Dy zjarrëfikse vepruan për të shuar flakët e zjarrit ndërkohë që mësohet se shkak është një shkëndijë zjarri. Një familje tashmë do të mbetet në qiell të hapur, duke i prishur edhe gëzimin e festës së Vitit të Ri. Ndërkohë, autoritetet lokale po shohin çdo hapësirë të mundshme për të strehuar familjen.