Digjet për herë të dytë në harkun e pak ditëve, lokali i rreperit Noizi në qytetin e Durrësit. Flakët kanë përfshirë lokalin në orët e para të mëngjesit, teksa menjëherë në vendngjarje kanë zbarkuar forca të shumta të policisë. Pas hetimeve të shpejta, u identifikua edhe autori I zjarrvënies, I cili është shtetasi Eraldo Musteqja, kushëri I afërt I rreperit Noizi. Ky I fundit u arrestua pak orë më vonë në lagjen Currilat në Durrës, zonë në të cilën ndodhej edhe lokali I djegur. Dyshohet se Musteqja kishte vënë zjarrin në local edhe herën e parë, pak ditë më parë, teksa shkak është bërë një mosmarrëveshjes mes tij dhe familjarëve të Noizit.