Një zjarr I qëllimshëm ka përfshirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, një mobileri në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Sipas policisë, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilerisë. Më pas autori është larguar më shpejtësi nga vendngjarja.